Greqia ngre në Bruksel çështjen Beleri

Shqipëria

Greqia ngre në Bruksel çështjen Beleri

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:00
Niko Dendias

Dendias informon ministrat e Jashtëm evropianë

Në Bruksel ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, me të mbërritur në mbledhjen e ministrave të Jashtëm evropianë me homologët nga rajoni ynë ka përmendu edhe çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Dendias tha se çështjen e arrestimit të Belerit 24 orë para ditës së votimit do ta diskutonte edhe me homologët evropianë në Këshillin e Punëve të Jashtme.

“Pas mbledhjes kam ndërmend të takohem me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Nikos Dendias.

Vete ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në Tuiter ka reaguar disa ditë më parë në lidhje me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili u shpreh se vendimin për të arrestuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ishte skandaloz.

Xhaçka ka shkruajtur para disa ditësh se “është e pamundur të kuptohet se miqtë tanë grekë kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë. Ajo ka shtuar se Beleri është kapur duke bërë pazare votash, një akt kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Ministrja Xhaçka po ashtu u bëri thirrje miqve grekë qe të përmbaheshin nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat