Fredi Beleri mbetet në qeli, avokatët: Nesër do ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit

Shqipëria

Fredi Beleri mbetet në qeli, avokatët: Nesër do ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 15:30
Fredi Beleri

Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, deklaruan se ditën e nesërme, do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që e la në qeli.

Ata deklaruan se Fredi Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar gjykimin që është ngritur për të. Nesër, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit”, theksuan avokatët.

GJKKO ka dhënë vendimin arrest me burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkpuntorin e tij Pandeli Kokaveshi.

Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash.

Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat