Ndërroi jetë në QSUT pas dhunës barbare të uniformave blu, vjen reagimi i pari i kunatit të Jani Rustemit

Shqipëria

Ndërroi jetë në QSUT pas dhunës barbare të uniformave blu, vjen reagimi i pari i kunatit të Jani Rustemit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:03
Jani Rustemi

Lulzim Mehmetaj, kunati i 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në QSUT ka fajësuar shtetin për vdekjen e të riut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj se për shtrimin në spital të Rustemit kanë marrë vesh 12 ditë pas.


Ai tregoi se biseda e fundit që kanë pasur me Rustemin ka qenë dy ditë pas arrestimit nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete.

“Djali është arrestuar që me datë 12, ne kemi marrë vesh pas 12 ditësh  e kemi marrë vesh që është në koma. Dy ditë pas arrestimit na kanë marrë në telefon e na kanë thënë që t’i çojmë pasaportën e Janit. Djali është arrestuar se kishte marrë një tapet e një palë atlete. Na erdhën për kontroll dhe fjala e parë që na thanë ishte  a ka sjellë Jani një palë atlete e një tapet. Vjehrra doli jashtë e i tha Janit “Ça bëre”. Ai uli kokën e më pas e ka marrë policia. Jani nuk ka pas pir heroinë, pinte hashash dhe kokainë kur kishte mundësinë. Ne fajësojmë shtetin.

Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Komunikimi i fundit me Janin ka qenë vetëm dy ditë pas arrestimit, që ka kërkuar rrobat. Nuk kishim dijeni për seancën që është zhvilluar e asgjë. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i  kanë thënë vjehrrës ik se e ke  djalin në spital”- tha ai.

Më tej ai nënvizoi se Rustemi ishte arrestuar dy herë të tjera më parë, një herë për vjedhje dhe njëherë për thyerjen e televizionit.

“Jani është arrestuar dy herë njëherë se theu televizionin dhe njëherë për vjedhje”- shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat