Pas zgjedhjeve lokale, Meta takohet me kryetaren e PL-së në Kuçovë: Masakrën në këtë bashki nuk do ta pranojmë kurrë

Shqipëria

Pas zgjedhjeve lokale, Meta takohet me kryetaren e PL-së në Kuçovë: Masakrën në këtë bashki nuk do ta pranojmë kurrë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:30
Foto nga takimi

Kreu i PL, Ilir Meta ka ndarë foton me kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë, Erisilda Hoxha ku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka falënderuar këtë të fundit ku thekson se ajo dhe ekipi i saj fituan zemrat e qytetarëve.

Meta shton se krimet zgjedhore në këtë bashki, PL nuk do t’i pranojë dhe se i ka të dokumentuara të gjitha shkeljet kundër betejës për ndryshim.

Postimi i plotë:

Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, Kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak.

As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim.

Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë.

Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat