Grabitën me dhunë një dyqan në Lushnjë, 2 të rinjtë kapen para se të arratisen

Shqipëria

Grabitën me dhunë një dyqan në Lushnjë, 2 të rinjtë kapen para se të arratisen

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi grabitën me dhunë një dyqan.

Raportohet se 29-vjeçari Demir Ymeri dhe 26-vjeçari Haki Xhindi u kapën pasi tentuan të arratisen me automjetin e tyre pas vjedhjes së dyqanit.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat