“Procesi i votimit në Kuçovë u kompromentua”/ Nga mungesa e dokumenteve te dhuna e policisë , PL nxjerr provat për zgjedhjet e 14 majit

Shqipëria

“Procesi i votimit në Kuçovë u kompromentua”/ Nga mungesa e dokumenteve te dhuna e policisë , PL nxjerr provat për zgjedhjet e 14 majit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Partia e Lirisë ka denoncuar ditën e sotme procesin e votimit për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Kuçovës, duke e cilësuar numërimin si tërësisht të kompromentuar edhe pas denoncimeve të kandidatit të “BF” Lefter Maliqi.

Sipas tyre ambienti i numërimit në bashkinë e Kuçovës ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera.

Po ashtu, sipas PL, pati kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambienteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit.

Më tej PL tregon ndër disa akuza se në një numër të konsiderueshëm kutish, u konstatuan parregullsi dhe mungesa dokumentacionesh, si procesverbale dhe mungesë vulash në materialet brenda në kuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat