Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, autoboti i gazit del nga rruga, fatmirësisht asnjë i lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin Sarandë- Delvinë, autoboti i gazit del nga rruga, fatmirësisht asnjë i lënduar

Më: 23 maj 2023 Në ora: 18:11
Pamje nga aksidenti

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në rrugën nacionale Sarandë- Delvinë në afërsi të Qafës së Gjinos.

 Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se një autobot gazi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në fushën krah rrugës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës u ndodhën menjëherë në vendngjarje ndërsa  ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse mjeti autobot të ketë qenë  i mbushur ose jo me gaz në momentin e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat