Rritja e rrogave për 140 deputetët, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta

Shqipëria

Rritja e rrogave për 140 deputetët, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:24
Jursiti Kreshnik Spahiu

Jursiti Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se rritja e pagave të deputetëve në 3000 euro tregon se e gjithë kjo është një marrëveshje dhe pazar mes Ramës dhe Berishës.

Sipas tij sot  ishte dita e parë që opozita dhe qeveria bëhen bashkë dhe nuk u bën për shkak të interesave të popullit, por për interesa të tyre vetjake.

“Nxori fytyrën e vërtet të asaj që unë kam denoncuar gjithë këto kohë. Paraja dhe rritja e rrogës 3000 euro sot për 140 deputetë është pjesë e pazarit Rama-Berisha, është pjesë e paketës për marrëveshjen që ata kanë për konsolidimin e ekipeve të tyre.

Sot për herë të parë ata bashkuan votat në komisionin e ekonomisë, pra opozita dhe qeveria sot ishin bashkë dhe nuk ishin bashkë për një ligj që mbron interesat e popullit, por për një ligj që mbron interesat e tyre”,-tha Kreshnik Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat