Vizita e senatorëve amerikanë në Tiranë, Ambasada amerikane zbardh detajet

Shqipëria

Vizita e senatorëve amerikanë në Tiranë, Ambasada amerikane zbardh detajet

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:44
Foto nga vizita

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur vizitën dhe takimet e dy senatorëve Chris Murphy dhe Gary Peters. Ata janë takuar me kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe disa deputetë shqiptarë.

Dy senatorët u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Chris Murphy dhe Gary Peters, si dhe delegacioni që i shoqëronte pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës.

“Ishte kënaqësi të mirëprisnim sërish në Tiranë sot senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Gjatë vizitës së tyre, senatorët u takuan me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe deputetë.

Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, si dhe me të evakuuar afganë në Shqipëri. Delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe kalanë historike të Prezës. Shihni disa foto nga vizita e tyre në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat