Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali më 26-27 maj

Shqipëria

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali më 26-27 maj

Më: 24 maj 2023 Në ora: 10:40
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali në datat 26-27 maj 2023 me ftesë të homologut italian, Sergio Mattarella.

Në datën 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle.

Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Romë, Presidenti Begaj, do të pritet në një takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më 27 maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat