Plas keq në studio/ Politikani shqiptar ‘përplaset’ me gazetarin: Mbylle gojën, mos ha m*t!

Shqipëria

Plas keq në studio/ Politikani shqiptar ‘përplaset’ me gazetarin: Mbylle gojën, mos ha m*t!

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:52
Nard Ndoka është përplasur me gazetarin Flogert Muça të cilin e akuzoi se po e kalonte debatin në personal.

Një debat i ashpër deri në fjalë fyese ka ndodhur ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News.

Nard Ndoka është përplasur me gazetarin Flogert Muça të cilin e akuzoi se po e kalonte debatin në personal.

Ndoka: T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari nëse nuk ka informacion duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standart që kur vimë ne këtu bëjmë debat jo kështu shigjetime.

Muça: Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën e tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.

Ndoka: A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera e kam filluar si kandidat i pavarur.

Muça: Shko në shtëpi, dhe m*tin tregoja atyre në shtëpi, jo mua. Prandaj s’merr vota ti…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat