Bamir Topi zbulon planin e Berishës për PD-në

Shqipëria

Bamir Topi zbulon planin e Berishës për PD-në

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:55
Bamir Topi

Ish presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është e keqja më e madhe e opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si ‘arkitektin e së keqes brenda së djathtës’. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Topi nënvizoi se tashmë koalicioni Berisha-Meta nuk ngjall më asnjë shpresë tek qytetarët të cilët janë të lodhur nga kjo qeverisje dhe kjo retorikë politike.

“Sot unë e shikoj Sali Berishën si të keqen më të madhe të opozitës shqiptare. A ikën apo nuk ikën, është çështje e tij. Sot nëse ka një strumbullar të mungesës së shpresës se cfarë do ndodhë me të ardhmen e të djathtës shqiptare, ai është Sali Berisha. Është arkitekt i së keqes brenda të djathtës”- u shpreh Topi.

Ish kreu i Shtetit shkoi më tej në analizën e bërë duke theksuar se fajtorë janë personat që e ndjekin të cilët sipas tij, një pjesë janë politikanë që kërkojnë poste, një pjesë persona që duan të sigurojnë një rrogë ndërsa pjesa tjetër militantë të verbër idealistë.

“Problemi është që e gjithë tendenca e zhvillimeve politike që rrotullohet rreth atij individi është situatë e pashpresë për lëvizjen që ai përfaqëson. Problemi nuk ëhstë më tek ai por tek një masë njerëzish që e ndjekin pas. Një pjesë prej tyre janë koshient, ndërsa të tjerët e ndjekin me idenë që afër Berishës mund të bëjnë karrierë.

Disa njerëz atje e shohin veten  në opozitë për t’u kthyer në pushtet. Maksimumi që ata pretendojnë duke qenë afër Berishës është të shkojnë në parlament të marrin rrogë. Një grup tjetër është një grup teknokratësh që shkojnë në studio televizive, marrin statusin e ekspertit të një partie të djathtë. Dhe pjesa më e madhe, është ajo e militantëve idealistë”- shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat