Bejko: PD të heqë dorë nga e kaluara, duhet të nisë me emergjencë riorganizimi brenda partisë

Shqipëria

Bejko: PD të heqë dorë nga e kaluara, duhet të nisë me emergjencë riorganizimi brenda partisë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 09:14
Roland Bejko

Ish-kandidati i PD zyrtare për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko pas humbjes në garën lokale në një intervistë televizive u shpreh dje se Partia Demokratike duhet të heqë dorë nga e kaluara dhe të bëjë politikë. Bejko theksoi se opozita duhet të ndahet nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi e ka me emergjencë rikonstruktimin.

Lidhur me takimin e ish-kryetarit Lulzim Basha, Bejko tha se kjo mund të jetë shenjë rikthimi.

“Si PS që u shpall fituese e zgjedhjeve edhe foltorja vazhdon aksionin politik dhe PD ku unë jam sot, unë dua që PD të marrë jetë të bëjë politikë dhe të hiqet dorë nga e kaluara. Deklarata e Tabakut nuk më thotë asgjë. Nuk më intereson nëse pranon propozimin e kryetare  e komanduar e PD. Tabaku ka një javë që mendohet. Me Tabakun kam pasur qëndrime të ndryshme. Unë kërko që të fillojë organizimi të mblidhet Kryesia për të nisur organizimi në të gjitha nivelet. Kam kontaktuar një pjesë të anëtarëve të Kryesisë dhe ua kam marrë firmat, është e thjeshtë nuk ka të bëjë me ndonjë puç. Nëse ka një gabim trashanik në të kaluarën është fakti që i kanë lejuar Berishës të gjithë atë hapësirën. PD e ka emergjencë ristrukturimin e vetes. Duhet të ketë një ndarje përfundimtare nga e kaluara dhe berishizmi”, deklaroi ai.

Po ashtu, zoti Bejko komentoi edhe takimin e Bashës me të rinjtë. “Do të doja një parti ndryshe nga ajo e shkuara jo një parti të kryetarit, por një parti me pushtete të ndara. Të gjithë kanë tagrin për të rikandiduar. Ai ka shumë kohë që nuk ka folur. Besoj se është një shenjë rikthimi…Unë theksoj që duhet të mblidhet Kryesia dhe të ndezim motorët”, nënvizoi Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat