“Shitblerja e votës ishte masive”/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Politika po intimidon drejtësinë

Shqipëria

“Shitblerja e votës ishte masive”/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Politika po intimidon drejtësinë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:38
Klodiana Lala

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala tha se shitblerja e votës ishte fenomen masiv gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

"Po të kishte pasur veprime proaktive, në të gjitha qytetet e tjera do të kishte të arrestuar. Nuk e vë askush në dyshim që shitblerja e votës ka qenë fenomen masiv. Përse u veprua me shpejtësi? Prokuroria e posaçme sot që flasim ka nën hetim një listë të gjatë">

Sipas Lalës, në rastin Beleri, politika po intimidon drejtësinë.

"Kjo që po ndodh me rastin e Fredi Belerit është një intimidim i tmerrshëm që u bëhet atyre që janë në sistemin e drejtësisë. Zoti Dule ka dalë dhe ka duartrokitur për 339. Po tani si ka mundësi?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat