Ngjarje e rëndë/ E moshuar bie në lumin Vjosa, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ E moshuar bie në lumin Vjosa, zbardhen detajet e para

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Një e moshuar është vetëhedhur në lumin e Vjosës në Përmet.

Policia bën me dije se 73-vjeçarja me iniciale F.D., është nxjerrë nga lumi me ndihmën e efektivëve të policisë dhe banorët e zonës.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat