Rama batuta me kreun e bashkisë së Finiqit: Sa romantik e ke këtë emër, duhet të bësh një festival dashurie

Shqipëria

Rama batuta me kreun e bashkisë së Finiqit: Sa romantik e ke këtë emër, duhet të bësh një festival dashurie

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:40
Edi Rama

Nga Saranda, ku është ndalur në kuadër të turit falenderues, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për kryetarin e bashkisë së Finiqit, Romeo Cakuli.

Kreu i qeverisë i tha kryebashkiakut se e ka emrin romantik dhe se duhet që të bëjnë një festival dashurie me libra dhe drama.

“Faleminderit që votuat Romeon, sa romantik e ke këtë emër. Do të bëjmë në Finiq një festival të dashurisë me libra, me drama, me poezitë e dashurisë.

Mendoje qeveria do të të mbështesë. S’ka më bukur, kreu i bashkisë Romeo ju fton në festivalin e dashurisë,” tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat