Afera e inceneratorit të Fierit/ Gjykata merr vendimin e papritur për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Shqipëria

Afera e inceneratorit të Fierit/ Gjykata merr vendimin e papritur për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:44
Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për 17 të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

GJKKO gjatë seancës së sotme (29 maj) hodhi poshtë kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Gjithashtu u rrëzua kërkesa e të pandehurit Arenc Myrtezani për shpalljen e akteve të pavlefshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat