Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur dhe për 3 subjekte juridike

Shqipëria

Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur dhe për 3 subjekte juridike

Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:06
GJKKO

GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka,e ish-deputetin Alqi Bllako, biznesmentin Klodian Zoto, disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash si dhe për 3 subjekte juridike në çështjen për inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do vijojë gjykimi normal. Gjykata urdhëroi ndarjen e çështjes për tre të pandehurit me gjykim normal.

Më 12 qershor, në seancën e radhës SPAK pritet të shpall pretencën për të pandehurit dhe gjykata të dalë me një vendim.

Po sot, Gjykata e Posaçme rrëzoi ërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

SPAK ka shpallur ndërkohë pretencën për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria është duke zhvilluar disa hetime të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat