A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Shqipëria

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:06
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli në “Now me Erla Mëhillin” për të ardhmen e partisë, ku ndër të tjera u fol dhe për një garë të mundshme të saj për kryetare.

Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD.

“Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te ne ndryshimin, pastaj i takon kryesisë për hapjen e një procesi votimi, për hapjen e një procesi reflektimi apo dëgjesave dhe në varësi edhe të diskutimeve që do të kemi atje, do të marrim edhe vendimet që na takojnë secilit,” – u shpreh Tabaku.

Ndërsa, moderatorja Mëhilli kuptoi se kjo ishte një përgjigje që tregonte se Tabaku ishte e hapur për pozicionin e kryetares, kjo e fundit u shpreh se nuk ishte në interesin e saj karrigia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat