I vodhën me dhunë varësen që mbante në qafë një 25-vjeçari, arrestohet një nga bashkëpunëtorët/ Tjetri i paidentifikuar

Shqipëria

I vodhën me dhunë varësen që mbante në qafë një 25-vjeçari, arrestohet një nga bashkëpunëtorët/ Tjetri i paidentifikuar

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një 54 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur një 25 vjeçari varësen që mbante në qafë.

R. K., banues në Tiranë dhe bashkëpunëtori i tij janë konfliktuar fizikisht me të riun J. L, për t’i marrë varësen.

Gjithashtu dy persona të tjerë jan arrestuar në Tiranë.

Specialistët e Komisariatit Nr. 3 arrestuan R. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit Nr. 5 arrestuan F. K., 31 vjeç, banues në Paskuqan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat