Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, raportohet për 3 të plagosur

Shqipëria

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, raportohet për 3 të plagosur

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:17
Foto nga vendngjarja

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak çaste më parë në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Fushë-Milot.Në aksident janë përfshirë një trailer, dy autovetura dhe tre çilkomotorë, ndërsa raportohet për tre persona të plagosur. Të plagosurit janë transportuar njëri në Spitalin e Traumës dhe dy të tjerët në atë të Lezhës.

ABC News mëson se drejtuesit e çiklomotorëve janë shtetas të huaj, ndërsa si pasojë e aksidentit është blllokuar qarkullimi në këtë segment rrugor.

Nga pamjet e siguruara duken qartë pasojat e aksidentit, ku traileri ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të karrexhatës.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat