Ngjarje e rëndë/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:10
Kanioni i Langaricës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku një turist ka humbur jetën në kanionin  e Langaricës.

Burimet nga  vendngjarja konfirmojnë se shtetasi huaj ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Mesohet se shkak për mbytjen e tij ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve të tjerë në Langaricë.

Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat