Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e avokatëve

Shqipëria

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e avokatëve

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 10:31
Dy avokatët

Mungesa e dy avokatëve është bërë shkak për shtyrjen e seancës për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 8 qershor në orën 09:30.

Në seancë që ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte, pritej të niste mbrojtja pas pretencës së shpallur nga SPAK.

Në seancën e fundit më 18 maj,  Prokuroria e SPAK shpalli pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. Ish-ministri Lefter Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim.

Për ish-sekretarin e përgjithshëm dhe ish-deputetin Alqi Bllako, SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Sipas SPAK, Bllako është deklaruar fajtor për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ e kryer në bashkëpunim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.

Për Klodian Zoton, SPAK ka kërkuar që të dënohet me 10 vite burg, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. për shkak të gjykimit të shkurtuar i pandehuri mund të dënohet me 6 vite burgim.

SPAK ka kërkuar që Stela Gugallja të dënohet me 7 vite burgim për veprat penale,  ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’. nëse gjykata pranon pretencën e prokurorisë, Gugallja mund të dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.

Ndaj Mirel Mertirit rëndon vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” dhe SPAK kërkon dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. Me gjykim të shkurtuar, Mertiri përfundimisht dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim.

SPAK ka kërkuar edhe mbylljen e firmave”Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k dhe konfiskimin e tyre. Ndaj të gjithëve aplikohet gjykimi i shkurtuar, por veç burgut SPAK kërkon si dënim të dytë heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Kërkesat e SPAK:

Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.

Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Mirel Mërtiri 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Stela Gugallaj 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Klodjan Zoto 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Pëllumb Abeshi 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Jonida Zeqo 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Serafin Papa 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Bardhyl Çabiri 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat