A do e pranosh postin e kryetares? Jorida Tabaku zbulon hapat e rëndësishëm që do ndërmerren në PD

Shqipëria

A do e pranosh postin e kryetares? Jorida Tabaku zbulon hapat e rëndësishëm që do ndërmerren në PD

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:47
Jorida Tabaku

Deputetja demokratike Jorida Tabaku, në një intervistë televizive, ka treguar se do jetë Kryesia që do vendosë nëse do jetë ajo apo jo kryetarja e ardhshme e PD-së.

Tabaku u shpreh se të hënën do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa të martën Kryesia e PD-së.

“Rëndësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër”, tha ajo.

Jorida Tabaku: “Do të mblidhet grupi parlamentar të hënën, ndërsa të martën do mblidhet Kryesia.

Në PD kam që 16-vjeçe. Nuk ka pasur pozicione zyrtare. Në shtator 2021 u bëra zv kryetare ne një situatë të vështirë. Kemi marrë kohë bashkë me Bardhin për t’i dëgjuar të gjithë.

Do ia lë kryesisë këtë vendim. Rendësi ka se si dalim nga kjo situatë, jo interesi i karriges sime apo dikujt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat