Korrupsion me tenderin/ GJKKO jep masën e sigurisë për dy zyrtaret e “Shëndetësisë”

Shqipëria

Korrupsion me tenderin/ GJKKO jep masën e sigurisë për dy zyrtaret e “Shëndetësisë”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë për dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë, të arrestuara për korrupsion.

Mësohet se GJKKO ka lënë në burg Joana Duron dhe Laura Shteton.

Kujtojmë se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, u arrestuan më 2 qershor, për llogari të SPAK.

SPAK njoftoi se Joana Duro mori 330 mijë lekë për të favorizuar një operator ekonomik në një tender për rikonstruksionin e Qendrave Shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Shuma e parave u gjet në zyrën Sekretares së Përgjithshme, ndërsa paratë ishin dhënë nga Laura Shteto.

Ndërkohë, për këtë çështje, u vunë dje në pranga administratori dhe inxhinieri i kompanisë private, që synonte tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. Konkretisht u arrestuan dy shtetasit me iniciale V.T. dhe S.Sh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat