Vidhet kasaforta e një biznesi privat në Tiranë

Shqipëria

Vidhet kasaforta e një biznesi privat në Tiranë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka vjedhur kasafortën e një subjekti privat në të cilin ishte i punësuar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta biznesit në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Shuma e parave u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat