Merr flakë automjeti në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë

Shqipëria

Merr flakë automjeti në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, një makinë është djegur në Tiranë, si pasojë e një defekti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta", ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i drejtuar nga personi me inicialet G. Sh.

Policia e Tiranës njofton se si pasojë e zjarrit, raportohen vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë rast, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta", ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat