Keni plane për fundjavën? Metereologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Shqipëria

Keni plane për fundjavën? Metereologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:34
Lajda Porja

Edhe fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me prezencë të kthjellimeve, vranësirave dhe reshjeve të shiut. Metereologia Lajda Porja thekson se të shtunën nuk priten reshje ndërsa të dielën do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar edhe me reshje shiu kryesisht në zonat lindore.

Ka pasur përmirësim të dukshëm të motit. Dita e premte dhe e shtunë do të jenë kryesisht me mot të kthjellët, vranësirat do të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës duke sjellë edhe reshje. Dita e sotme do të ketë rrebeshe në veri dhe verilindje dhe momente me pika shiu pothuajse në të gjithë zonën e ulët.

Bregdeti mbetet me kthjellime, vranësira por nuk pritet që të ketë reshje. Edhe e shtuna do të jetë kryesisht nën ndikimin e motit të qëndrueshëm pëgjatë gjithë ultësirës perëndimore, duke bërë që vija e bregdetit dhe zonat e ulëta të jenë me kthjellime dhe vranësira por nuk pritet të ketë reshje.

Reshjet mbeten vetëm në zonat malore. Përsa i përket të dielës, megjithëse dita do të nisë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, do të kemi zhvillim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës duke rrezikuar pothuajse të gjithë territorin nga reshje shiu ku më të theksuara do të jenë përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke bërë që maksimalet të ngjiten në 31, në zona edhe 32 gradë celcius.”, tha metereologia Lajda Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat