Bllokohen 2 Jet Ski dhe 1 gomone, policia shton kontrollet në Vlorë

Shqipëria

Bllokohen 2 Jet Ski dhe 1 gomone, policia shton kontrollet në Vlorë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

2 Jet Ski dhe 1 gomone janë bllokuar në kuadër të kontrolleve të njëpasnjëshme nga Policia Kufitare përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Kjo me qëllim për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat