GHB ose droga e përdhunimit, toksikologu ngre alarmin: Do ketë rritje të përdoruesve

Shqipëria

GHB ose droga e përdhunimit, toksikologu ngre alarmin: Do ketë rritje të përdoruesve

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

GHB njihet ndryshe si droga e përdhunimit. Ajo nuk ka as shije, as ngjyrë e për këtë arsye përdoret kryesisht nëpër pije në klubet e natës.

Toksikologu Tedi Rrudha sqaroi në një intervistë për Euroneës Albania se deri në këto momente numri i përdoruesve është i kufizuar, por pritet që të ketë një rritje eksponenciale.

Ndërkohë, eksperti Fatjon Softa tha se është e rëndësishme që të informohen të gjithë për pasojat që ka në mënyrë që të mund të merren masa.

Siç u shpreh ai, GHB përdoret nga predatorët seksualë pasi viktima ka amnezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat