Debatet në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut

Shqipëria

Debatet në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Java që po mbyllim e përfshiu Partinë Demokratike zyrtare në debatin më të ashpër brenda vetes, për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Të dyja palët janë pro hapjes së garës për të zgjedhur ekipin e ri që do t’i drejtojë në parlamentaret e 2025-ës, por ndahen në mënyrën sesi duhet të shkohet drejt këtij procesi.

Pavarësisht debateve, në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit, kryesia e PD miratoi me 17 vota pro mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të kësaj force politike më 29 korrik. Për të diskutuar për zhvillimet brenda kampit blu, kam në komunikim të drejtëpërdrejtë deputetin Dashnor Sula.

Debati për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shërbyer si një shkak për të thelluar edhe më tej përçarjen brenda kësaj force politike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se lideri i ri duhet të zgjidhet pas riorganizimit në bazë, mirëpo Kolegji i Kryetarëve të partisë është kategorikisht kundër.

Me anë të një deklarate të firmosur unanimisht nga anëtarët e saj të rënë dakord pas mbledhjes së zhvilluar pasditen e të hënës, ato bëjnë me dije se nuk duhet humbur asnjë ditë kohë më shumë, duke kërkuar që procesi për kryetarin e ri të partisë duhet të përfundojë brenda datës 15 korrik. Në të kundërtën, theksohet në deklaratë, çdo kohë që kalon, i shërben kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat