​Arrestohen dy turistë anglezë, shpërndanin droga të forta në Dhërmi

Shqipëria

​Arrestohen dy turistë anglezë, shpërndanin droga të forta në Dhërmi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

U finalizua sot operacioni policor i koduar “Parts 6”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë nga i cili u arrestuan në flagrancë 2 shtetas anglezë që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Policia njoftoi se sekuestroi 37 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate).

“Bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj të ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 6”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez-G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç, të dy banues në Londër. Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat