Greqia ashpërson tonet, Dendias kërcënon hapur Shqipërinë: Në BE vetëm nëse duam ne

Shqipëria

Greqia ashpërson tonet, Dendias kërcënon hapur Shqipërinë: Në BE vetëm nëse duam ne

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:07
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka dhënë një mesazh të fortë ndaj Shqipërisë, edhe pse nuk e përmendi me emër, në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, duke iu referuar rastit të arrestimit të Fredi Belerit.

Ky i fundit, edhe pse një personazh periferik, është futur në qendër të raporteve greko-shqiptare pasi  u arrestua disa javë më parë në Himarë me akuzën e blerjes së votave.

Duke folur për “Kathimerini”, Dendias u shpreh se arrestimi i tij do të konsiderohej skandal në çdo shtet të BE-së dhe se “çdo shtet që aspiron BE-në në Ballkanin Perëndimor, duhet të respektojë edhe rregullat brenda unionit”, tha Dendias duke u shprehur se Greqia do të mbështesë shtetet e Ballkanit Perëndimor për në BE, vetëm nëse respektojnë rregullat që ka unioni.

Ky është një kërcënim i hapur ndaj Shqipërisë, e thënë më parë nga Ministria e Jashtme e Greqisë, por që tashmë përsëritet fortë edhe nga vetë Dendias.

Në prag të luftës me Turqinë

Ndërkohë, gjatë intervistës, Dendias zbuloi edhe një episod nga gushti i vitit 2020, duke theksuar se në ato kohë Greqia dhe Turqia ishin në prag të një konflikti të armatosur në Egje pasi turqit dërguan anijen e kërkimit të gazit Oruç Reis përmes ishujve.

Në atë kohë mund të them se ishin në prag të luftës dhe për këtë jam informuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila na tha se shumë forca turke dhe greke ishin vendosur përballë dhe se mund të shpërthente nga momenti në moment”, tha Dendias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat