Presidenti i Estonisë: Është momenti të bashkëpunojmë për turizmin dhe sigurinë kibernetike

Shqipëria

Presidenti i Estonisë: Është momenti të bashkëpunojmë për turizmin dhe sigurinë kibernetike

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:00
Alar Karis

Në vizitën e tij të parë si president i Estonisë, Alar Karis thekson se vendi i tij është i gatshëm të shtrijë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Në intervistën për Top Story, presidenti i Estonisë thotë se është momenti që dy vendet të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, sigurisë kibernetike por edhe drejtime të tjera.

“Është hera e parë që vij këtu si president. Herën e parë isha para 6 a 10 vitesh, vura re se gjërat kanë ndryshuar, Tirana ka ndryshuar. Qëllimi i vizitës kësaj herë është i thjeshtë. Së pari jemi vende të vogla dhe vendet e  vogla duhet tëq bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Estonia është pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria është në procesin e integrimit europian. Ne erdhëm këtu të japin përvojën tonë nga e kaluara dhe të kemi marrëdhënie dypalëshe sepse jemi të ngjashëm, megjithatë jemi larg. Duhet të njihemi më mirë dhe të fillojmë jo vetëm procesin e turizmit, por edhe biznese të tjera. Ju përmendet sigurinë kibernetike, te cilën do ta ushtrojmë pasi jam i interesuar sesi do tëfunksionojë këtu. Do ta monitorojmë së bashkë me presidentin tuaj”-tha presidenti i Estonisë në Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat