Dy sillnin dokumente false të shtetësive të huaja në Shqipëri, tjetri i shiste/ Arrestohen tre bashkëpunëtorët

Shqipëria

Dy sillnin dokumente false të shtetësive të huaja në Shqipëri, tjetri i shiste/ Arrestohen tre bashkëpunëtorët

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal.

Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Watermark”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat