Dështojnë masat e ministrisë, teza e matematikës publikohet 20 minuta para provimit

Shqipëria

Dështojnë masat e ministrisë, teza e matematikës publikohet 20 minuta para provimit

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Masat e ministrisë së arsimit duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt në mbarvajtjen e provimeve të maturës.

Teza e mateamatikës është publikuar në rrjete sociale 20 minuta para se provimi të niste. Teza e matematikës është publikuar në rrjetet sociale nga portali ‘Studentët Denoncojnë’.

Sipas rregullores së re, provimet po zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera.

Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshtruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Njësoj si  vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat