Bie çmimi i qershive në Korçë/ Fermerët: Tregëtarët na bëjnë presion

Shqipëria

Bie çmimi i qershive në Korçë/ Fermerët: Tregëtarët na bëjnë presion

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Bie çmimi i qershisë në juglindje të vendit. Nëqoftëse deri para dy ditësh një kg qershi është shitur me shumicë nga 140 deri në 200 lekë për kilogram, ditën e sotme ky çmim ishte 100 deri në 180 lekë, në vartësi të cilësisë.

Arben Liçollari një nga fermerët potencial në fshatin Dvoran, thotë se çmimi dy ditët e fundit ka rënë ndjeshëm. E gjithë kjo sipas tij, nuk ka ardhur për shkak të prodhimit të shtuar apo cilësisë, por se tregtarët gjatë ditëve të fundit kanë rritur presionin ndaj fermerëve për të ulur çmimin.

Tregtarët dhe fermerët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Për të respektuar rregullat e tregun edhe për të mos rënduar buxhetin e konsumatorit.

Edhe fermerët Arjan e Vilson Baki , pranojnë se tregtarët ja kanë dalë të diktojnë çmimin.

Një pjesë e fermerëve janë dorëzuar. Kjo dhe për ate se një vit më parë më shumë se 30 për qind e prodhimit ka mbetur i pavjelur.

Në qarkun e Korçës ka 513 ha të mbjellë me qershi, ndërsa në fshatin Dvoran 89 hektarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat