Inflacioni i lartë dëmtoi pagat/ INSTAT: Rritja në tre muajt e parë ishte 9.2%, por shtesa reale rezulton vetëm 2%

Shqipëria

Inflacioni i lartë dëmtoi pagat/ INSTAT: Rritja në tre muajt e parë ishte 9.2%, por shtesa reale rezulton vetëm 2%

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi pagën mesatare për këtë fillim viti, e cila arriti në 64 mijë lekë. Kjo shifër është 9.2% më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por nëse heqim efektin inflacion, rezulton një rritje modeste, prej vetëm 2%.

Por një tjetër panoramë ofrojnë të dhënat e INSTAT, nëse i krahasojmë me fundin e vitit të shkuar. Si në shtet dhe në privat rrogat kanë shënuar rënie, për herë të parë që nga viti pandemik.

Tkurrja e pagave me fundin e vitit 2022 ka bërë që paga mesatare bruto në shtet të arrijë në 73 mijë lekë, ndërsa në privat në 60 mijë lekë.

Arsyet e kësaj ulje janë një kompleks faktorësh. Një prej tyre është efekti krizës së çmimeve që ka rritur më tej kostot për bizneset. Një tjetër arsye është paralajmërimi i qeverisë për të rritur pagën miniale në muajin Prill e cila ka rritur kostot për bizneset edhe për sigurimet shoqërore. Pra ndryshimi i pagës minimale lexohet si ndryshim struktural në sistemin e pagave dhe kjo ka stepur sipërmarrësit të bëjnë rritje të mëtejshme”, u shpreh Zef Preçi ekspert ekonomie. 

Kjo rënie e pagave vjen në një moment kur qeveria ka nisur fushatën për rritjen e ndjeshme të rrogave në shtet, reformë që do të shërbejë si presion edhe për bizneset private. Por a pritet që kjo tendencë të vijojë dhe në 3 mujorin e dytë të këtij viti?

3- mujori i dytë përkon me një rritje të konsumit pasi nis turizmi e për rrjedhojë rritet qarkullimi për bizneset. Nga ana tjetër qeveria mendoj se nuk i ka të qarta burimet e finacimit për reformën e pagave ndaj e shoh me skepticizëm”, vijojn më tej Preçi. 

Shqipëria ka pagën mesatare më të ulët në rajon. Pas pandemisë, nisi përpjekja për rritjen e tyre, e cila kulmon edhe në dy vitet e fundit me krizën e fuqisë punëtore. Por stopimi në këtë tre mujor është i pari pas pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat