Ndryshon ligji për sistemin parauniversitar, ja çfarë propozoi ministria Kushi në Komision për klasën e parë

Shqipëria

Ndryshon ligji për sistemin parauniversitar, ja çfarë propozoi ministria Kushi në Komision për klasën e parë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 16:30
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi

Ndryshon ligji për sistemin parauniversitar, çfarë propozoi Ministrja Kushi në Komision

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku u prezantuan disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Një nga ndryshimet e propozuara është që fëmijët të cilët duan të futen në shkollë por nuk janë 6 vjeç në momentin që shkolla fillon, ata sërish mund të regjistrohen për sa kohë ditëlindja e tyre është brenda datës 31 dhjetor të vitit kur fillojnë shkollën. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata fëmijë që penalizohen vetëm për pak ditë apo pak muaj dhe detyrohen ta ndjekin shkollën një vit më pas.

Ministrja bëri një përmbledhje të ndryshimeve që konsiderohen kryesore në këtë projektligj.

Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe është një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të ligjit.

“Së pari, një nga arsyet që kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin, kanë qenë pikërisht shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe. Kemi parë jo vetëm në rajon por edhe vendet e zhvilluara të BE për një mënyrë më të mirë funksionimi, që nga ana e strukturës se si janë të organizuara, por edhe të funksionimit.”- theksoi ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat