Rama përmendi sanksionet për Kosovën, Sandër Lleshaj: Artikulimi i tij me zërin e ndërkombëtarëve, i panevojshëm

Shqipëria

Rama përmendi sanksionet për Kosovën, Sandër Lleshaj: Artikulimi i tij me zërin e ndërkombëtarëve, i panevojshëm

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 00:55
Sander Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në studion e emisionit “Log.” në “Panorama TV” komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, ku ai përmendi edhe sanksionet që mund ti vijnë nga BE.

Sipas Lleshajt, artikulimi i Ramës me zërin e ndërkombëtarëve është i panevojshëm, pasi sipas tij ata duhet të shprehen vetë.

Lleshaj u shpreh se përpjekja duhet të jetë për zgjidhje të situatës dhe jo të gjejnë përgjegjësit.

Pjesë nga intervista

Sandër Lleshaj: Ka mbërritur puna të artikulohen këto sanksione dhe masa ndaj Kosovës. Mos harrojmë që lufta u bë për Kosovën dhe tani në komunikimin politik Kosova është bërë problemi që është një situatë e papranueshme. E gjithë përpjekja jonë duhet të jetë që të mundohemi për zgjidhje të situatës dhe jo të them kush është përgjegjës. Kjo situatë do të zgjidhet në mos sot nesër. Problemi është se në një rast të një dështimi të madh të humbur do jenë të gjithë. Nuk mund të ketë në  një konflikt mes serbeve dhe shqiptarëve nuk mund të ketë shqiptarë të fituar. Duhet të ketë një qasje që i orienton nga zgjidhja dhe jo nga komunikimi

Pyetje: Ju duk ju Rama që  foli si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve?

Sander Lleshaj: Po, dhe më duket nivel i panevojshëm.

Pyetje: Është i zgjedhur apo i vetë ofruar?

Sander Lleshaj: Këtë nuk mund ta them, por vendosja në rolin e artikulimit të zërit ndërkombëtar më duket i panevojshëm.  Ndërkombëtarët të shprehen vetë dhe të mundohen ta kuptojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat