Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, PD: Turp, Rama sapo i vuri sanksione Kosovës

Shqipëria

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, PD: Turp, Rama sapo i vuri sanksione Kosovës

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 08:45
Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar dje në rrjetet sociale, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë. Çollaku e cilëson si këtë vendim të Ramës si sanksione ndaj Kosovës.

“Me anulimin e njëanshëm te mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosove, Rama sapo vuri sanksionin e pare ndaj Kosovës. Kjo do shkruhet e kujtohet gjatë në historinë tonë. Jam pa fjale..e me shume turp”, shkroi Çollaku.

Ndërkohë edhe deputeti i “Foltores”, Edi Paloka ka reaguar dje ashpër në rrjetet sociale, pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

Paloka është shprehur se sot pasi bëri zëdhënësin e Aleksandër Vuçiçit nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Rama ndërmori aktin më të paimagjinueshëm duke kërcënuar me sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. “Atëherë kur mendon se Rama ka kaluar çdo limit me Kosovën, ai të tregon se ka edhe më shumë… Sot, pasi bëri zëdhënësin e Vuçiçit nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Rama ndërmori aktin më të paimagjinueshëm; vendosi “sanksione” ndaj qeverisë së Kosovës! Duket që as në këtë çështje “nuk kemi parë asgjë akoma”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat