Çollaku: PD bashkohet vetëm nëse shkrihet ‘Foltorja’, ftojmë deputetët e Berishës të kthehen sërish

Shqipëria

Çollaku: PD bashkohet vetëm nëse shkrihet ‘Foltorja’, ftojmë deputetët e Berishës të kthehen sërish

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 09:14
Kreshnik Çollaku

Partia Demokratike dhe “Rithemelimi” i udhëhequr nga Sali Berisha ende nuk e kanë gjetur rrugën e bashkimit, ndërsa Kryesia e PD-së ka hapur garën për kreun e ri të partisë. Dje, në një interviste televizive deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, foli për situatën brenda kampit blu. Çollaku thotë se bashkimi i partisë vjen vetëm nëse Rithemelimi pushon së ekzistuari si institucion paralel i PD-së. Sipas tij, Rithemelimi duhet të shkrihet ndërsa për deputetët që i janë bashkuar Berishës thotë se dera e PD-së është e ende e hapur dhe i  fton që t’iu bashkohen. 

“Ne duhet të bëjmë një platformë, është shumë e rëndësishme një platformë përbashkësi. Ky është një proces që duhet bërë çdo ditë, se një ndër kushtet është të bashkohet vota e demokratëve. Struktura e rithemelimit, nuk njohu legjitimitetin e gjykatës, ajo është një strukturë e një subjekti tjetër politik, por pa pushuar zyrtarisht ajo strukturë politike Rithemelimi, nuk mund të ketë një përfshirë në atë ca është PD zyrtare. Rithemelimi nuk mund të ekzistojë si një strukturë paralele. Të ndalë se ekzistuari, ata deputetë mund të kthehen,. Ftesa është e hapur për tu rikthyer në PD. Por me këtë kusht, jo duke e njohur si strukturë paralele”, deklaroi ai. Ndërkohë Çollaku u shpreh se procesi i bashkimit u sabotua nga grupi i Berishës.

Çështja e PD është një dhe e vetme, kam qenë mbështetës i bashkimit, i një formule të përbashkët, nuk ka ndodhur ky fakt, jo për fajin tonë, ofruam platformë bashkimi, siglën, kandidatë të përbashkët dhe nga ana tjetër jemi gjetur nën akuza të padrejta. Ky proces bashkimi sabotua, nuk u lejua të ndodhë. Rithemelimi me kusht për tu bashkuar me PD zyrtare duhet të pushojë së ekzistuari si strukturë paralele”, vijoi Çollaku.

Një koment e pati edhe nëse Lulzim Basha do të rikandidojë sërish. “Ka avantazhin e njohjes me strukturat ka edhe histori në drejtimin e partisë, ka disavantazhe shumë defekte, mosfunksionime. Kjo është një balancë që unë nuk e mas dot, këtë do ta masë vota e çdo demokrati, do duhet të ketë një garë”, nënvizoi Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat