Asgjësohen 841 bimë kanabisi në Shkodër

Shqipëria

Asgjësohen 841 bimë kanabisi në Shkodër

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 15:33
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollin masiv të territorit, me patrulla nga toka dhe me dronët e Policisë nga ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Aty janë asgjësuar me anë të djegies 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën nga kontrollit nga shërbimet e Policisë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në Shkodër, në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe, janë evidentuar 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme ku janë gjetur në total 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të cilat janë asgjësuar me anë të djegies përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat