Basha dënon rrëmbimin e tre policëve të Kosovës: Akt i ulët provokativ që synon destabilizim!

Shqipëria

Basha dënon rrëmbimin e tre policëve të Kosovës: Akt i ulët provokativ që synon destabilizim!

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 22:57
Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha i bën thirrje Aleksandër Vuçiçit të ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës.

Sipas Bashës, integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.

“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës!

Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund më njohje reciproke mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirqenies së qytetarëve”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat