Zgjedhjet brenda partisë/ Alibeaj bën lëvizjen e minutës së fundit

Shqipëria

Zgjedhjet brenda partisë/ Alibeaj bën lëvizjen e minutës së fundit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:27
Enkelejd Alibeaj

Një grup prej shtatë anëtarësh, mes tyre dhe ish-kryeari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ditën e sotme kishin thërritur mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në fokus të këtij takimi burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë zgjedhjet të cilat pritet të mbahen brenda partisë më 29 korrik.

Gjatë mbledhjes mësohet se ata kanë kërkuar fillimisht përcaktimin e grupeve të punës të cilët do të kqyrin të gjithë procesin e evidentimit të anëtarësisë së PD në kaudër të procesit të zgjedhjeve të 29 korrikut.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar dhe miratimin e një rregulloreje mbi modalitetet e procesit zgjedhjre, dhe pika e tretë është ngritja e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, gjë e cila prej ditësh është kundërshtuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi, i cili kërkon respektimin e statutit. Ai ka kërkuar që Komisioni për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike të marrë miratimin e Këshillit Kombëtar, në të kundër ky proces nuk do të quhet i rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat