Gazment Bardhi bojkoton mbledhjen e Kryesisë së PD, u kërkon që të mbledhin Këshillin Kombëtar

Shqipëria

Gazment Bardhi bojkoton mbledhjen e Kryesisë së PD, u kërkon që të mbledhin Këshillin Kombëtar

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:25
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga 1/5 e anëtarëve të PD zyrtare.

Mbledhja është thirrur me qëllim shqyrtimin e tre çështjeve:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;

2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:

3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor; 4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryesisë të mbledhë Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimet për zgjedhjet e 29 korrikut, e po ashtu edhe për miratimin e Komisionit Zgjedhor.

Raportohet se përveç zotit Bardhi, mbledhja është “bojkotuar” edhe nga deputetë të tjerë, mes tyre Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Cupi, Dashnor Sula dhe Juela Hamati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat