Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë një të moshuar, 29-vjeçari shoqërohet në komisariat

Shqipëria

Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë një të moshuar, 29-vjeçari shoqërohet në komisariat

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Fierit, ku një 69-vjeçar është dhunuar barbarisht nga një i ri që as nuk e njihte. 29-vjeçari me inicialet E.H.  ka dhunuar për disa minuta të moshuarin, duke i gjuajtur me grushta e duke e  tërhequr zvarrë, ndërkohë që viktima e tij nuk pati ndihmë nga askush në ato momente.

Sipas policisë autori është kapur dhe është shoqëruar në komisariat dhe mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm”,-thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat