Mbetën të bllokuar brenda një grope në terrenin e thepisur të plazhit të Gjipesë! Katër turistët gjenden pas 9 orësh kërkimesh

Shqipëria

Mbetën të bllokuar brenda një grope në terrenin e thepisur të plazhit të Gjipesë! Katër turistët gjenden pas 9 orësh kërkimesh

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:00
Foto nga vendngjarja

Mesohet se turistët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve.

Ata janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Himarë

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në plazhin e Gjipesë, shërbimet e Policisë iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve, njëri prej të cilëve ishte i dëmtuar për shkak të rrëzimit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, nga Komisariati i Policisë Himarë, një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve.

Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat