Aksident i rëndë, vdes polici kufitar

Shqipëria

Aksident i rëndë, vdes polici kufitar

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 13:10
Personi që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është identifikuar si Gazmir Zhuka.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku ka humbur jetën një efektiv policie. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldre.

Personi që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është identifikuar si Gazmir Zhuka. Viktima ishte punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, por në momentin e aksidentit ishte jashtë shërbimit.

Drejtuesi i automjetit tjetër është një qytetar serb i cili nuk ka marrë dëmtime. Policia po heton të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti fatal

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Shënkoll. Një ciklomotor u përplas me një automjet. Për pasojë ka marre dëmtime të lehta drejtuesi i ciklomotorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat