Reshjet e shiut përmbysin Kuçovën, uji “pushton” edhe nënstacionin elektrik në hyrje të qytetit

Shqipëria

Reshjet e shiut përmbysin Kuçovën, uji “pushton” edhe nënstacionin elektrik në hyrje të qytetit

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:14
Kuçovë

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës pasditen e sotme. Gazetarja Eneida Petova bën me dije për BalkanWeb se të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Nën ujë ndodhet e gjithë hyrja e qytetit dhe shumë nga rrugët brenda tij. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti duke filluar nga “rreth-rrotullimi i ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as Nën/Stacioni Elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës. Siç shihet edhe nga pamjet filmike, pothuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit.

Shkak për këtë përmbytje që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve. Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen 3 masave për zhbllokimin e kanalizimeve të ujërave të larta deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat